Krisjtan Asllani titullar në ndeshjen e sotme të Interit në Kupën e Botës

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, pritet të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Pachuca në kuadër të Grupit H të Botërorit të Klubeve. Kjo pasi ai po vazhdon rikuperimin nga gripi.

Francezi nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e të shtunës dhe nuk do të udhëtojë me ekipin drejt Charlotte, Karolinës së Veriut, për ndeshjen e së dielës, ka konfirmuar një zëdhënës i klubit.

Sulmuesi francez ishte shtruar në një spital në zonën e Miamit më herët gjatë javës dhe ishte liruar të enjten. Ai ishte izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës që nga e marta, para se të shtrohej në spital të mërkurën.

Mbappe kishte munguar edhe në ndeshjen hapëse të Real Madridit kundër Al-Hilal, që kishte përfunduar 1-1. Pas kësaj, Salzburg kryeson grupin me tre pikë pas fitores 2-1 ndaj Pachuca.

Sipas burimeve brenda klubit, Mbappe nuk pritet të marrë pjesë në asnjë nga ndeshjet e fazës së grupeve në këtë turne.

The post Mbappe mungon sërish për Real Madrid appeared first on GazetaBlic.