Edhe pse Vinicius Junior kërkoi falje publike për gjestin e shëmtuar në momentin e zëvendësimit në “El Clasico”, situata mes tij dhe drejtuesve të klubit madrilen është e nderë.
Palët kanë kohë që po punojnë për një rinovim të kontratës e cila skadon në qershor të vitit 2027, por firma nuk po vjen ende për disa arsye. Së pari, Vinicius Junior dhe drejtuesit e “Los Blancos” nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për detajet ekonomike. Së dyti, sjellja e brazilianit në fushë dhe jashtë saj, është po ashtu një problem i madh.
Në anën tjetër, janë të paktën 5 klube të mëdha që po ndjekin situatën me vëmendje dhe interesohen për një transferim të mundshëm të brazilianit. PSG, Chelsea, Manchester United, Bayern Munich dhe Manchester City po “presin pas dere” dhe janë të gatshme të bëjnë një ofertë për Vinicius Junior.
PSG e sheh Vinicius Junior si një mundësi e mirë për të forcuar akoma edhe më shumë sulmin. Luis Enrique e ka shprehur publikisht admirimin për sulmuesin brazilian. Bayern Munich e sheh Vinicius Junior si një përforcim ideal për sulmin, sidomos në rast largimi të Harry Kane.
Tri klubet e Premier League janë po ashtu të gatshme të “trondisin” merkaton dhe të forcojnë ekipin me një lojtar të klaibrit botëror si Vinicius Junior.
The post “Krisje e madhe” mes Real Madrid dhe Vinicius Junior, 5 gjigantët e Europës po “përgjojnë pas derës” appeared first on Telesport.










