Opinionisti Rrahman Paçarizi, ka shprehur shqetësim për qasjen e kryeministrit në detyrë të Kosovës në raport me aleatët ndërkombëtarë, referuar deklarimeve të tij për ShBA-në.
Ai deklaroi ndër tjera në Rubikon të Klan Kosovës, se vendi gjendet para një testi, ku kryetarët e partive opozitare kanë me u turpëru që s’kanë punu mjaftueshëm që sollën vendin në një situatë të tillë me sjelljet e Albin Kurtit.
”Me qenë Amerika në ujëra të panjohura në Rusi, në rregull. Po në Kosovë? Ky është fundi. Kjo është qaq e rëndë, sa na kemi me ardhë në një situatë për të cilën kemi me folë një ditë tjetër. Ne jemi para një testi, e ai ka me qenë testi më i rëndë për Kosovën dhe ai test po na vjen neve”.
”Kurti ka me e përdorë e ripërdorë si gjithmonë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një trampolinë populiste për me i bindë ata njerëz të cilët e din që mundet me i manipulu, qysh i ka manipulu për vizitën në Amerikë”.
”Zotri Kurti ka me provu me trokit në dyert amerikane, sipas udhëzimit, por s’ka me qenë konsistent – ka me zgjat agoninë”.