Krim në familje në Tiranë, babai vret me thikë të birin 37-vjeçar

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve me thikë që ka marrë nga babai i tij.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti” ku në banesë, Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç ka goditur me thikë të birin, Asim Gjoni, 37 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital. Tch ka mësuar se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur.

Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.