‘Krim ndaj ekonomisë’: Kurti s’do t’ia dijë për protestën e prodhuesve vendorë, i fut në një thes me barrikadat e Radojçiqit

Në pyetje 143 mijë vende pune, bizneset punëdhënëse të të afërisht 50% të të punuasuarve të mbarë sektorit privat dhe mbushësit e gati 80% të buxhetit të shtetit protestuan duke bllokuar për dy orë rrugët hyrëse të Prishtinës kundër vendimit për t’i hedhur në të ashtuquajturin treg të lirë – treg ky i monoplizuar me vetëm një ofertues: KESCO-n, i cili ofron çmime deri në trefish duke nisur që nga 1 qershori. Kostot e energjisë priten të godasin mu në themel të këtyre prodhuesve që nga 1 qershori. Por, kjo protestë gjeti një kërcënim madhor nga hiç më pak se ai që mban karrigen e të parit të shtetit: Albin Kurtit. Sikurse barrikadat e armatosura të Millan Radojçiqit, tha ai, edhe këto barrikada “do t’i heqim kudo”. Protesta u shpërbë brenda dy orësh, ashtu siç qe lajmëruar.

Deputeti – që në kundërshtim me ligjin që ka shkruar vet dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës mban edhe postin e kryeministrit në detyrë – Albin Kurti, i njëjtësoi bizneset prodhuese me barrikaduesit e dhunshëm dhe të armatosur në veri të Kosovës të prirur nga Milan Radojçiqi. “Ka kaluar koha e barrikadave, dhe do t’i heqim kudo”, tha ai ulur në karrigen e Kryeministrit të Kosovës.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, kryetari i saj Memli Krasniqi, njoftoi se nisur nga nisur do të nisin sfidimin dhe betejën ligjore kundër vendimit të ZRrE-së për vendimin për tregun e derregulluar të energjisë, vendim këtë të cilin e quajti “krim ndaj ekonomisë së vendit” në mënyrën se si është bërë, dhe të “të tmerrshëm” në pasojat që prodhon.

Krasniqi e quajti “monopol” situatën e krijuar – kur vetëm KESCO-ja ka ofertuar dhe ofertuar në trefishin e çmimit të deri para 1 qershorit. Në krejt këtë, Krasniqi tha se “Qeveria është absolutisht e përfshirë”.

“PDK do të fillojë nesër betejë ligjore për këtë rast. Kemi besuar se do ta shtyjë vendimin. Sepse nuk ka treg të lirë. Është vetëm një ofertues, monopol. Nesër do të bëjmë kundërshtim administreatës në ZRRE, pastaj betejën ligjore deri në anulim Vendim i tmerrshëm dhe krim kundër ekonomisë së Kosovës”, tha ai.

“Deri në këtë moment ka pasur konsultime, reagime, kemi prit që qeveria do të veprojë së paku brenda kompetencave të veta për ta lehtësuar. Qeveria ësht ëabsolusitht e përfshirë në këtë vendim, e pat në deklarimin e Kurtit. Nesër e bëjmë kundërshtrimin dhe pastaj veprimet e tjera. Nga ky pozicion nuk do të tërhiqemi. Kjo është e tmerrshme, tentim i organizum për mi shkatrru bizneset kryesore të Kosovës dhe mi demtu punëtorët e tyre. 143 mijë sipas shifrave”, shtoi Krasniqi.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hykmete Bajrami, tha se goditja që i bëhet bizneseve me këtë vendim të mbështetur nga Albin Kurti, shkon në të mirën e vetëm dy kompanive: EFT-së së Vukhamoviqit (mafisë energjetike) dhe të NOA-s, kompanisë fantazme të tregtimit të energjisë, e cila për dy vite është ngritur si kompania ndër më të fitimprurëse në vend dhe e cila nuk ka as zyrë në vend.

Është e vërtetë se askush nga këto 1300 nuk ka asnjë kontratë me asnjë furnizues. Argumenti i tyre është jashtëzakonisht i fort, sepse vendimi është për treg të lirë, dhe treg të lirë nuk ka.

“Shkarkimi i Bordit të KOSTT-it, ZRrE-së, dhe masa për sanimin e dënimit. Pas 60 ditësh mund të kemi ndërmarrje pa furnizim të energjisë, kjo do të ishte fatale. Këto ndërmarrje vetëm 8 orë mos me punu është jashtëzakonsith e dëmshme për ekonominë e Kosovës e le më për ditë të tëra. Dëmi i madh është për prodhuesit. Disa prej tyre kanë kontrata të eksportit, energjia e shtrentjuar do t’i çes nga tregu i jashtëm, e lëre më të brendshme”, tha Bajrami para gazetarëve.

“Po i quajnë këto biznese vetëm 1%. Më vjen keq se ata i punësojnë 143 mijë. Vendimet e ZRrE-së dhe të KOST-it të cilat kanë mbështetjen e atyre që kanë uzurpuar zyrat e Qeverisë, më lejoni t’ju them se çojnë ujë në mulli të vetëm dy kompanive: të atyre që sot janë tu e furnizu Kosovën me energji e që janë EFT e Vukhamoviqit dhe NOA për të cilën as nuk e dimë ku i ka lidhjet”, tha ajo.

Edhe partneri në bërje i Albin Kurtit, Fatmir Limaj, u shpreh në mbështetje të bizneseve ndërsa i bëri thirrje atij “t’i merr shumë seriozisht”.

“Duhet m’u marrë shumë seriozisht. Seriozisht, shumë seriozisht. Mos harorni bizneset janë motorri i zhvillim ekonomik të Kosovës, duhet me shumë kujdes të trajtohet ajo temë. Keni prek në pikën time të dobët. Energjia, është edhe në paketën time ligjore”, tha Limaj./Nacionale