Shkencëtarët në Antarktikë kanë mbetur të shokuar nga një kafshë që e kanë zbuluar nën një ajberg gjigandë. Kjo kafshë mund të jetojë në përjetësi duke klonuar vetveten
Gjatë filmimit të serive të famshme Blue Planet, që transmetohet në BBC, shikuesit patën mundësi të kenë një pikëpamje unike të asaj se sa pak është i zbuluar oqeani.
Duke përdorur nëndetësen Triton, një grup hulumtuesish kishin mundësi të shkojnë 1000 metra përfundi sipërfaqes së Antarktikes në një zonë të ashtuquajtur “zona e mesnatës”. Këtu ekipi zbuloi një krijesë të çuditshme e cila është e aftë të klonojë vetveten dhe në këtë mënyrë të jetojë përgjithmonë.
Krijesa ka marrë emrin Siphonophore.
“Zona e mesnatës është përplot jetë. Këtu në errësirë të plotë, krijesat jetojnë përtej rregullave normale jetësore që i dimë ne. Siphonophoret janë virtualisht të pavdekshme”, thotë Davin Attenborough, drejtues i emisionit.
“Ato mund të klonojnë vetveten dhe shkojnë duke u rritur në madhësi, disa madje bëhen më të mëdha se balenat”, shton ai.
Edhe pse këto krijesa duken që janë një organizëm i vetëm, kjo specie është në fakt një organizëm kolonizues i përbërë nga një numër i individëve të vegjël të quajtur Zooide.
Çdo zooide është një organizëm individual, por integrimi i saj me të tjerët është kaq i fortë sa që kolonia merr funksionin e një organizmi gjigand, shkruan Express e Anglisë, transmeton GazetaExprses. .
Në të vërtet, edhe pse zoodiet janë të specializuara, atyre iu mungon aftësia për të mbijetuar të vetmuara.
Gjithsesi në këtë dokumentar, ndoshta zbulimi i krijesës që klonon vetveten mund të mos jetë fakti më i çuditshëm. Hulumtuesit ishin të shokuar edhe kur gjetën një krijesë mutante në shtratin e detit.
Në shtesën e baltës, ata zbuluan një kafshë unike që ka pësuar mutacion gjatë viteve.
“Shtrati i detit në shikim të parë duket i pajetë. Por aty ka krijesa unike. Për shembull një gjahtar i shtratit të detit me një gojë masive dhe durim të pafund. Ky peshk ka arritur të rritë këmbët e veta që të mund të ecë përgjatë shtratit.”, thotë Attenborough.
Peshku mund të rritet deri në 30 centimetra dhe është një ndër gjahtarët më të mirë të shtratit të detit, shkruan Përparim Leka, GazetaExpress