Duke iu drejtuar gazetarëve, Peskov tha se Kremlin-i nuk kishte asgjë për të shtuar në pozicionin e ministrisë së jashtme mbi papranueshmërinë e paqeruajtësve të NATO-s në Ukrainë.
Gjatë konferencës së tij të rregullt për mediat këtë mëngjes, zëdhënësi i Kremlin-it Dmitry Peskov u duk se kundërshtoi pretendimin e Donald Trump se Rusia do të pranonte trupat paqeruajtëse evropiane në Ukrainë.
Duke iu drejtuar gazetarëve, Peskov tha se Kremlin-i nuk kishte asgjë për të shtuar në pozicionin e ministrisë së jashtme mbi papranueshmërinë e paqeruajtësve të NATO-s në Ukrainë.
Të hënën, në një paraqitje të përbashkët me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidenti amerikan pretendoi se ai kishte folur me Vladimir Putin për vendosjen e mundshme të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Ukrainë dhe presidenti rus tha se “nuk ka asnjë problem me këtë gjë”.
Javën e kaluar ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se vendosja e trupave të NATO-s nën një flamur tjetër – “nën flamurin e Bashkimit Evropian ose nën flamujt kombëtar”, tha ai – do të ishte “i papranueshëm” për Rusinë.
Komentet e Peskov këtë mëngjes duket se sugjerojnë se, në kundërshtim me pohimin e Trump, mbetet po kështu.