“Krejt kundër Kurtit”, deputeti në Zvicër alarmon për goditjet e Grenell ndaj Kosovës

Richard Grenell, emisari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, ka kritikuar Qeverinë nën udhëheqjen e Albin Kurtit për veprimet e njëanshme që sipas tij kanë destabilizuar rajonin dhe kanë penguar zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Korab Rashiti, deputet në Kantonin e BERN-it ka deklaruar se deklarimet e Richard Grenellit ndaj kryeministrit, Albin Kurti kanë qenë “të parashikuara” dhe se marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës do të jenë ” të këqija”.

Rashiti në “Five” të Dukagjinit u shpreh se ekonomia duhet të jetë çështja me më prioritet e qeverisjes së ardhshme në Kosovë, pasi që gjërat e tjera nuk kanbë rëndësi sesa një qytetar me kushte të mira të jetës dhe punës “duke i mbushur gjebat”.

“Reagimet e Grenellit kanë qenë të parashikueshme, kur e pata publikuar një artikull kam analizuar se Administrata e II e Trumpit marrëdhëniet me qeverinë Kurti do të jenë shumë të keqe. Dhe u  konfirmua kjo sot nga Grenell. Tensionet do të rriten e aq ma shumë edhe do të konsilodohet për marrëdhënie më të mire mes dy qeverive. Tensionet e tilla nuk janë vetëm me Qeverinë e Kosovës por edhe ajo gjermane, angleze dhe të 3 janë socialiste.Duhet me qenë një union nacional në Kosovë dhe duhet me qenëpragmatik në bashkëpunim me SHBA-të, Bashkimin Evropian dhe NATO. Marrëdhëniet nuk janë të mira”, tha Rashiti.

“Grenell ka bërë klorinifikim dhe popullata e Kosovës duhet larguar popullizmi dhe narrative negative dhe duhet menduar për ecje tutje dhe me I rregullu problemet që I ka. Sidomos problemet ekonomike me I rregullu sesa anekset. Çdo qeveri që vjen duhet ekonomikisht me u fokusu për ecje tutje”, vijoi Rashiti.

Rashiti theksoi se kritikat e bëra nga Grenelil duhet me qenë “moment reflektimi” tek personat që e simpatizojnë Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që “militantët partiak” duhet të e kuptojnë rëndësinë e kritikave të Grenellit.

“Kritikat e Grenellit munden me u ndiku tek simpatizantët e LVV-së. Polarizimi është bërë. Por ndikimi mundet me u bë një javë para zgjedhjeve”, tha ai.