Krasniqi: VV-ja po e dëmton shtetin, nuk po do kompromis me partitë shqiptare

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka vlerësuar se VV-ja po e dëmton shtetin e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit, VV-ja ka paralizuar shtetin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se partia e Albin Kurtit nuk dëshiron kompromis me partitë shqiptare.

“LVV e ka bllokuar Kuvendin e qeverinë, faktikisht e ka paralizuar Kosovën. Nuk don kompromis me partitë shqiptare parlamentare, thjesht nuk don zgjidhje të problemit. I bie se po e dëmton shtetin. Pyetja që ngrihet: kush përfiton nga një Kosovë e paralizuar? Kosova, apo armiqtë e saj?”, ka shkruar Krasniqi.