Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas dështimit të sërishëm të seancës konstituive dhe ndryshimit të mënyrës së votimit për Kryeparlamentare, në votim të fshehtë.
Krasniqi tha se kjo mënyrë e votimit do të kishte kuptim nëse do të kishte dy kandidatë, por se është e pakuptimtë në këtë rast kur e vetmja kandidate është Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se më këtë votim VV aktualisht i ka vetëm 55 vota nga 57 sa i kishte.
“Ka kuptim votimi i fshehtë, kur ka dy kandidate. Kur ka dy kandidatë, ka njëfarë kuptimi; Po në këtë rast nuk bën, se është vec një kandidate. Frika e tyne po besoj me u ba horë. Është duke i shti në aventura jo kushtetuese të përcunduara”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai bëri të qartë edhe njëherë se Haxhiu nuk do të votohet.
“55 vota i kanë, as 57 që i kanë pas ma herët. Nuk kalon Albulena Haxhiu. Këtë e di z.Kurti. Qytetarët nuk i kanë borxh për me e mbajtë të bllokum Kuvendin për me ba një shoqë të tij Kryetarë Kuvendi”, shtoi Krasniqi./Reporteri.net