Krasniqi uron Veselin për ditëlindje: Pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me rastin e ditëlindjen së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi uron që me Veselin të ritakohen së shpejti, në Prishtinë.

“Urime ditëlindjen, Kryetar! Roli i çlirimtarëve është i shkruar me sakrificë dhe shkronja të arta në historinë tonë. Nuk ka rrethanë që e ndryshon këtë – as vendi, as koha, as distanca.  Me besim në fitoren e drejtësisë dhe të vërtetës – pres të ritakohemi së shpejti, në Prishtinë!”, ka shkruar Krasniqi.