Krasniqi: Të hapen dosjet e të gjithë spiunëve

Profesori univeristar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zbulimit të lidhjeve të Nazim Bllacës me BIA-n e Serbisë.
Duke hedhur dyshime se mund të ketë pasur edhe persona të tjerë të infiltruar në UÇK, Krasniqi ka thënë se Kosova duhet t’i hap të gjitha dosjet e spiunëve, pasi që vazhdimi i aktiviteteve të tyre ka vënë në rrezik ekzistencën e vendit tonë.
“Edhe sa të tillë ka pasur të infiltruar në UÇK, në partitë politike dhe në institucionet tona e që kanë minuar luftën dhe ndërtimin e shtetit tonë? Cili është bashkëpunimi i këtyre spiunëve me prezencën ndërkombëtare në Kosovë? Sa kanë ndikuar këta kriminelë për ta imponuar formimin e Gjykatës Speciale?”, janë disa nga dilemat që ai i ka ngritur lidhur me rastin në fjalë, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”
Postimi i tij në Facebook:
Në emisionin e RTK-së ‘Udhëve”, u zbuluan lidhjet e forta të Nazim Bllacës me shërbimet sekrete serbe. Ky zbulim tronditës tash ka hapur shumë dilema:
1. Edhe sa të tillë ka pasur të infiltruar në UÇK, në partitë politike dhe në institucionet tona e që kanë minuar luftën dhe ndërtimin e shtetit tonë?
2. Cili është bashkëpunimi i këtyre spiunëve me prezencën ndërkombëtare në Kosovë?
3. Sa kanë ndikuar këta kri,minelë për ta imponuar formimin e Gjykatës Speciale?
Pa i pritur përgjigjet, duhet të bëhen këto veprime:
1. Të kthehen në rigjykim rastet që janë dënuar nën siglën Bllaca?
2. Duhet të njoftohet Gjykata Speciale dhe t’i kërkohet që të mos procedohet me të dhënat e mbledhura me këso rrugësh.
3. Institucionet tona shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve, sepse vazhdimi i aktiviteteve të tyre, tashmë e ka vënë në rrezik edhe ekzistencën e shtetit tonë.