Krasniqi: Sot 55 vota i ka marrë Kurti, jo komisioni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, zgjidhja do të varet nga kryetarët dhe qëndrimet e partive të tjera të thirrura.

Ai theksoi se PDK-ja ka qëndrim të qartë, Vetëvendosje duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Kjo është e pashembullt dhe nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Sot kemi një takim me presidenten dhe është i mirëpritur nga ana jonë. Gjithçka varet nga pjesëmarrja e kryetarëve të tjerë dhe nga qëndrimet e tyre. Varet edhe nga diskutimet. Qëndrimi i PDK-së do të jetë i njëjtë me atë që kemi shprehur shumë herë më parë – ne dëshirojmë të shkojmë përpara drejt një zgjidhjeje, që përfshin ndërrimin e kandidatit të VV-së, në mënyrë që ai të mund të marrë shumicën”.

“Sot, 55 vota i ka marrë Kurti, jo komisioni. Kaq vota ka Kurti, nuk merr vota nga ne,” tha ai.