Krasniqi: Simbolikat e Speciales ndaj Thaçit krijojnë përshtypjen e një qasjeje që synon më shumë ta godasë emocionalisht

Meqenëse Gjykata Speciale caktoi seancën përgatitore ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt e Hajredin Kuqi në ditën kur kombi shqiptarë shënon festat e Nëntorit, analisti Albert Krasniqi ka thënë se simbolikat me të cilat po komunikon Gjykata Speciale ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi të krijon përshtypjen e një qasjeje që synon më shumë ta godasë emocionalisht dhe ta poshtërojë simbolikisht sesa që të administrojë drejtësi të paanshme.

“Në ditën e lindjes së tij, ngritet aktakuza. Në ditën e lindjes së Flamurit Kombëtar, caktohet seancë gjyqësore. Këto nuk janë rastësi. Simbolikat me të cilat po komunikon Gjykata Speciale ndaj Presidentit Thaçi krijojnë përshtypjen e një qasjeje që synon më shumë ta godasë emocionalisht dhe ta poshtërojë simbolikisht, sesa të administrojë drejtësi në mënyrë të paanshme”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ma dje thotë se kështu Gjykata po dërgon mesazhe që nxisin dyshime të thella për motivet e saj.

“Në vend që të ndërtojë besim përmes transparencës dhe profesionalizmit, kjo gjykatë po dërgon mesazhe që nxisin dyshime të thella për motivet e saj dhe për mënyrën se si po e menaxhon këtë proces”, përfundon shkrimin Krasniqi.