Krasniqi: Qëndroj këtu para jush, jo si një kriminel siç më përshkruan prokuroria

 

Jakup Krasniqi në fjalën e tij përmbyllëse në Gjykatën Speciale thotë se qëndron para tyre, jo si një kriminel siç e përshkruan prokuroria.

Ai thekson se për 5 vite i janë mohuar të drejtat e njeriut të garantuara nga konvetetat evropiane.

Derisa thotë se është në fazën e fundit të jetës, i është mohuar e drejta që të jetë pranë familjes së tij.

“Qëndroj këtu para jush, jo si një kriminel që e përshkruan aktakuzën. Pjesën më të madhe të jetës sime e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri. Tash më shumë se 5 vite burgim të padrejtë dhe sipas mendimit tim të panevojshëm, angazhimin tim politik dhe jetësor për jetë dhe liri jam angazhuar që herët dhe për të dhënë një rrëfim të vërtetë të luftës sonë për pavarësi, të cilat sollën vuajtje dhe shkatërrim të paparë për popullin e Kosovës. Për më shumë se 5 vjet besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut të garantuara nga konvetetat everopiane. Ndër to më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në lirir, veçanërishjt e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar me dinjitet pranë familjes dhe në liri”.

Ai thekson se askujt nuk i ka bërë padrejtësi, por ka rrezikuar jetën e tij.

“Kjo më është bërë pa i shkarkuar padrejtësi askujt, pa ia rrezikuar jetën asnjë njeriu të vetëm. Përkundrazi kam rrezikuar jetën time që nga vitet 1972-73 së bashku me familjen time me bashkëkombësit e mi në besimin se errësira e padrejtësisë do të thyhej me agimin e shpresës, kjo është arsyeja pse u angazhova për çlirim dhe barazi për të gjithë, theksoj veçanërisht periudhën pas qershorit të 1998 kur dola hapur me emrin tim si zëdhënës i UÇK-së. Rreziqet ishin të jashtëzakonshme por nuk u shqetësova për gjendjen time.
Sot, ndodhem në vitim tim të 16 të burgimit, vetëm se luftova për liri dhe pavarësinë e popullit tim. Thash në vitine 16 sepse më tepër se 10 vite kam kaluar burg në vitet e 80. Të kesh kaluar 16 nga 75 vitet e jetës në burg, nuk është diçka e vogël, është diçla e madhe. Dalja ime publike tregoi se isha kundërshtar i politikave të serbisë dhe ndodhi pak kohë pas masakrave në Qirez, Likoshan e Prekaz ku humbën jetën mijëra gra e fëmjë të paarmatosur në shtëpitë e tyre”.