Krasniqi: Punimet në ndërtimin e urës në veri po zhvillohen sipas parashikimeve

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se të enjten ka vizituar kantierin e punimeve të urës së Ibrit.

Krasniqi, nëpërmjet në postimi në Facebook ka thënë se punimet në ndërtimin e urës në veri janë duke u zhvilluar sipas dinamikës së parashikuar.

“Për urat që lidhin qytetin dhe projektet që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Qeveria mbetet e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës”, ka shkruar Krasniqi.

The post Krasniqi: Punimet në ndërtimin e urës në veri po zhvillohen sipas parashikimeve appeared first on Kosovapost.net.