Sipas Albert Krasniqit nga Shoqëria Civile, pushteti po tenton të ndërtojë artificialisht imazhin e partisë dhe të liderit përmes muzikës turbo-folk, me synim të drejtpërdrejtë një audiencë me nivel më të ulët arsimimi dhe vetëdije kritike.
Ai thekson se ky “patriotizëm” mbetet vetëm në këngë, pasi në praktikë vazhdon tregtia me mafien energjetike të Serbisë. Krasniqi e cilëson këtë qasje si tipike për partitë populiste, të cilat i atribuojnë vetes merita për procese dhe zhvillime ku realisht nuk kanë pasur asnjë kontribut.











