Krasniqi për ‘votimin e fsheht’: Ka qenë tentim për votë të korruptuar

Albert Krasniqi nga shoqëria civile në emisionin Pressing të T7 ka thënë se mënyra e propozuar nga VV për të votuar në mënyrë të fëshehtë Kryetarin e Kuvendit ka qenë joligjore.

Madje ai e ka quajtur tentim për votë të korrumtuar e për të manipuluar rezultatin e deputetëve.

“Kjo ka qenë një tentim për votë të korruptuar. Ky është tentim për të manipuluar rezultatin e deputetëve, dhe kështu në mënyrë të fshehur të bëjnë një kontrabandim të zgjedhjes së Haxhiut për kryetare të kuvendit. Është mirë që nuk ka kaluar një mënyrë e tillë e votimit”, tha ai.

Tutje, ai është shprehur se pasi që ka dështuar kjo mënyrë e votimit të kaloj, atëherë është dashur që të vazhdohet me votim të hapur e jo të mbyllet seanca.