Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se kjo parti sot ka zgjedhur një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate.
Për Bedri Hamzën, ai tha se e ka dëshmuar vetën në çdo detyrë.
“Sot, Partia Demokratike e Kosovës nisi kapitullin e saj të ri. Në të njëjtën sallë ku, para 1600 ditësh, mora besimin për ta udhëhequr PDK-në, sot ia dorëzova këtë Kryetarit të ri të partisë, Bedri Hamzës. E bëra këtë jo si hap prapa, por si hap përpara për PDK-në”.
“PDK sot zgjodhi një udhëheqës me integritet, dije, përkushtim dhe rezultate. Një njeri që e njeh shtetin, e njeh ekonominë, e njeh përgjegjësinë. Një profesionist që e ka dëshmuar veten në çdo detyrë dhe që sot merr përsipër drejtimin e familjes sonë politike. Bedri Hamza do ta ketë mbështetjen time të plotë. Duhet ta ketë edhe tuajën. Sepse prej sot, ai është përfaqësimi, uniteti dhe forca e PDK-së”, u shpreh Krasniqi.











