Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe te varret e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.
“Tek varret e dy heronjve tanë, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, jo për të vendosur vetëm lule, por për të rikonfirmuar se amaneti i tyre jeton, në kujtesën tonë, në veprën tonë dhe në rrugën që ndjekim për një Kosovë të lirë, të pavarur e të zhvilluar.”
Ai tha se ata ishin shembulli se fjala dhe pushka mund të jenë një dhe se dashuria për atdheun mund të jetë më e fortë se frika nga vdekja.
“Edhe 36 vjet pas, idealet e tyre janë po aq të freskëta sa dita kur ranë. Ata ishin shembulli se fjala dhe pushka mund të jenë një dhe se dashuria për atdheun mund të jetë më e fortë se frika nga vdekja. Fryma e tyre u bë udhërrëfyese për brezin që më vonë u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut!”










