Krasniqi: PDK, partia më e votuar në Kosovë!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka deklaruar se partia e tij është më e votuara në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale.

“Besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”, shkroi tutje ai.

I pari i PDK-së, mes tjerash tha se ky rezultat është dëshmi e punës të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari “që beson se Kosova mundet ma mirë”.

“Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj.  Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar!”.