Krasniqi: PDK nuk beson në dialog pa prezencën e SHBA-së

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha në seancën ku kryeministri Avdullah Hoti raportoi për takimet që ka pasur me palën serbe në Bruksel, se PDK nuk beson në procesin e dialogut pa prezencën e SHBA-së në tryezën e bisedimeve.

“Ju thatë zotëri Hoti se i kemi mbrapa miqtë. Nuk jam i kënaqur, unë personalisht hiq. Nuk na duhen miqtë mbrapa por përpara, na duhen përballë, ose përkrah, por jo mbrapa. Se a e din çfarë po më shqetëson, se SHBA-të i kemi pasur më herët përballë e tash po më duket i kemi mbrapa. Nuk është mirë. Përnjëmend nuk është mirë. Sepse nuk e kemi të qartë asnjëri prej deputetëve të Kuvendit të Kosovë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë dialog? Ku mbet Ambasadori Grenell? A e din që e kemi hequr tash Grenellin prej diskutimit. Lajçaku tash është tema kryesore. Nuk mundeni me na thanë se tash i kemi mbrapa. Problemi është se ne nuk po i shohim që janë në dialog”, tha Krasniqi.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në procesin e dialogut, ku nuk janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Dhe unë ju them se si PDK ne absolutisht nuk besojmë në dialog, process a çkado që ndërlidhet me Kosovën pa Amerikanët. Jo pse nuk ju besojmë evropianëve. Kemi partenritet 100 përqind dhe besojmë se pa ta nuk mund të ecet përpara. Pork y nuk është process ose-ose qysh është mundu ish-qeveria me e proklamu. Ky është edhe-edhe. Këtu janë edhe evropianët por duhet të jenë edhe amerikanët. Nuk bënë pa ta. E nëse i kemi mbrapa e nuk i kemi përballë apo në krah, të them të drejtën jam mjaft i shqetësuar”, tha Krasniqi.

Derisa kryeministri Avdullah Hoti deklaroi gjatë debatit se në asnjë prej takimeve që ka pasur në Bruksel asnjëherë nuk I është përmendur çështja e integritetit territorial të Kosovës, deputeti Memli Krasniqi i tha Hotit se mirë që qenka bindur se asnjëherë askush nuk ka folu për integritetin territorial, pasi siç tha Krasniqi, vet Hoti sa ishte deputet në opozitë.