Partia Demokratike e Kosovës të dielën mbajti një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Historia dhe vlerat e këtij vendi janë ndërtuar mbi gjakun, sakrificën dhe angazhimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me mirënjohje të përhershme për të gjithë ata që, kur i thirri atdheu, dhanë gjithçka pa kursim. Lavdi Dëshmorëve të Kombit, respekt dhe nderim i përjetshëm për veteranët dhe invalidët e luftës”, ka shkruar ai.








