Krasniqi pas dështimit të Kurtit: Ata që e njollosën historinë e lavdishme, nuk kalojnë, Limaj dëshmoi politikë me dinjitet

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka reaguar pas seancës së Kuvendit ku dështoi të zgjidhej qeveria e propozuar nga Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur Fatmir Limajn “lider me dinjitet”, duke theksuar se ai dëshmoi se politika me dinjitet nuk i nënshtrohet lojërave të pushtetit.

“Lider me dinjitet! Sot, kur vendi ka nevojë për zë të guximshëm, Fatmir Limaj dëshmoi se politika me dinjitet nuk i nënshtrohet lojërave të pushtetit. Ata që e kanë njollosur historinë tonë të lavdishme, nuk kalojnë”, ka shkruar Krasniqi.

Deputetja ka shtuar se Kosova ka nevojë për njerëz me karakter, që thonë të vërtetën edhe kur ajo dhemb.

“Kosova ka nevojë për njerëz me karakter, që flasin të vërtetën edhe kur ajo dhemb. Dinjiteti dhe përgjegjësia janë vlera që nuk blihen me poste, ato fitohen me veprime”, ka përfunduar ajo.