Krasniqi parashikon rikthimin e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që së shpejti të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, vëmendja tashmë është zhvendosur te hapat e ardhshëm: konstituimi i legjislativit dhe votimi i Qeverisë së re.

Në prag të këtyre zhvillimeve, Albert Krasniqi nga organizata “Demokracia Plus” ka komentuar skenaret e mundshme paszgjedhore.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Krasniqi u shpreh i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e Kryetares së Kuvendit.

“Besoj se do të jetë Albulena Haxhiu. Absolutisht se nëse e qet dhe e propozon për kryetare të Kuvendit e me shumë gjasë do t’i ketë edhe votat për ta votuar, është edhe fitore morale mbi opozitën dhe një triumf simbolik”, deklaroi Krasniqi.