Krasniqi: Nuk e lejojmë që Kurti me disa huliganë t’i prishin raportet me Amerikën

Ish-anëtari i Vetëvendosje Florin Krasniqi, u tregua i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me qasjen e këtij të fundit ndaj aleatit kryesor të vendit, ShBA-së.

Krasniqi në Klan Kosova u shpreh se Amerika është prishur me aleatët e vet për ta bërë shtetin e Kosovës.

Ai theksoi se nuk do të lejojë që Kurti me disa huliganë ta prishë Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë prej se e kam njohur Kurtin, e ka parë Amerikën si “perandori djallëzore”. Por, unë kam menduar që me kohë e kupton se është një perandori që duhet ta mbajë rendin botëror, tregtinë botërore”, tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se në asnjë rrethanë nuk guxojmë t’i cenojmë raportet me Amerikën.