Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, tha se ata nuk janë bllokues dhe se i vjen keq për atë që ka ndodhur – si për qytetarët, ashtu edhe për ata që kanë marrë besimin e tyre.
“Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës. Ne do ta mbrojmë qytetarin, për Kosovën është derdhur gjak”, tha ai në Kuvendin e Kosovës.
Krasniqi, ka thënë se kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia./rtk
The post Krasniqi: Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës appeared first on Kosovapost.net.