Krasniqi nga Prekazi: Këtu i ka rrënjët liria

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, duke thënë se aty i ka rrënjët liria, shkruan Reporteri.net.

Krasniqi ka thënë se sot dhe asnjëherë tjetër nuk harrohen as miqtë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO’n, që qëndruan përkrah vendit në momentet më vendimtare.

Ai ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK’së që po mbahen në Hagë.


“Këtë përvjetor, me shpresën e thellë se do të jetë i fundit që e shënojmë pa ta, e urojmë me zemër për çlirimtarët tanë që padrejtësisht po mbahen në Hagë: Presidentin Hashim Thaçi, Kryeparlamentarin Kadri Veseli, Kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, Deputetin Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre. Lufta e tyre ishte e drejtë dhe e pastër, sepse ishte lufta dhe përpjekja e një populli të tërë, që për shumë breza sakrifikoi për liri”, ka shkruar Krasniqi./Reporteri.net