Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka postuar fotografi na Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve në SHBA, ku mori pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Krasniqi tha se aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës.
“Sot, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në SHBA, në praninë e Presidentit Donald J. Trump, me pjesëmarrës të shumtë nga mbarë bota – një moment reflektimi për përgjegjësitë e lidershipit, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohën e sfidave globale”.
“Aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik i Republikës së Kosovës. Rruga jonë përpara ndërtohet mbi miqësi të forta, partneritete strategjike dhe një qasje të përgjegjshme shtetërore, në shërbim të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik”, ka thënë Krasniqi.










