Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se mbrëmë ka qenë në festivaline njohur “Hardh Fest” që mbahet në qytetin e Rahovecit.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se është i lumtur që bashkë me njerëzit e mirë të kësaj komune, e kanë nisur këtë festival 11 vite më parë.
“Mbrëmë, në një tjetër edicion të mrekullueshëm të Hardh Fest në Rahovec, pata kënaqësinë të jem bashkë me kandidatin tonë për Kryetar të Komunës, Edon Canën, dhe kolegët e mi nga PDK. ‘Hardh Festi’ është dëshmi e gjallë e asaj që mund të arrihet me punë, vizion dhe bashkim të njerëzve, për të promovuar traditat, kulturën dhe potencialin e jashtëzakonshëm ekonomik të Rahovecit”.
“Jam veçanërisht i lumtur që, bashkë me njerëzit e mirë të kësaj komune, e kemi nisur këtë festival 11 vite më parë. Sot, ai është kthyer në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vendit, duke i dhënë Rahovecit vendin që meriton në hartën kulturore dhe turistike të Kosovës. Kosova është e mbushur me potencial në çdo fushë. Asaj i duhet vetëm një qeverisje lokale që bashkëpunon, ndihmon dhe ua bën jetën më të mirë qytetarëve të saj. Faleminderit për mikpritjen, Rahovec!”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv