Krasniqi: Mitrovica është bashkuar me Arian Tahirin për të ardhmen e saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut, ku është takuar me qytetarë të kësaj komune.

Ai ka ftuar mitrovicasit që më 9 nëntor të votojnë për zhvillim dhe besim.

“Arian Tahiri tashmë nuk përfaqëson vetëm PDK-në, por të gjithë qytetarët e Mitrovicës, pa dallim.  Me edukatën dhe vlerat e tij, mishëron drejtimin për të cilin ky qytet qëndron. Përfaqëson vazhdimësinë e një Kryetari të mirë, si Bedri Hamza, që besimin e qytetarëve e ka të shenjtë – ndërsa punën e ka valutë. Me 9 nëntor, ftoj të gjithë mitrovicasit që të votojnë për zhvillim, për besim, për Mitrovicën që fiton sërish”, ka shkruar Krasniqi.