Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se listat e veteranëve duhet të pastrohen, duke filluar nga Albin Kurti.
“Listat e veteranëve duhet të pastrohen, por i pari që duhet të hiqet nga ajo listë si veteran i rrejshëm, është Albin Kurti. Nuk mundet me qenë veteran një njeri që asnjëherë nuk ka qenë i veshur asnjë minut me uniformën e UÇK-së. Ai duhet me dhanë shembullin personal, i pari me u largu, me thanë unë nuk jam veteran, mundet me qenë në ndonjë kategori tjetër shkaku i angazhimit në zyrën e Adem Demacit, por jo me thënë unë jam veteran”, ka thënë Krasniqi.
“Ka probleme me listat e veteranëve. Ne kemi qenë të qartë gjatë gjithë kohës kur është diskutu kjo cështje. Nuk duhet as të mendohet të përjashtohen veteranët nga Projektligji për pagën minimale. Është e pakuptimë që ata të konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë”, ka thënë Krasniqi.