Krasniqi – Kurtit: Për çfarëdo ndërhyrje të Serbisë ose kujtdo në Kosovë, përgjegjësia është te qeveria jote

Serbia ka ndërhyrë në zgjedhje duke i ndihmuar Listës Serbe, tha Kryeministri në mandantin teknik, Albin Kurti, në një konferencë për media.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, doli me një reagim se “përgjegjësia është te qeveria”.

Postimi i Krasniqit:

Është e pabesueshme se sa joserioz shfaqet Albin Kurti kur flet për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë. Shefi i qeverisë së Kosovës, i cili na ka shurdhuar duke folë për sovranitetin e vendosur cep në cep, tash na flet për ndërhyrjen e Serbisë, duke mos ndier kurrfarë përgjegjësie morale e as ligjore.

Ndërsa, për çdo ndërhyrje të kujtdoqoftë, sidomos të Serbisë si agjent armiqësor, përgjegjësia është e qeverisë së tij. Prej kujt po kërkon llogari Albin Kurti për ndërhyrjn e Serbisë, për zgjedhjen e deputetëve të Kosovëvs sipas shijes së Vuçiqit?

Ku ka qenë KQZ, ku ka qenë policia e shërbimet, ku ka qenë ministria e drejtësisë? Mos të kanë faj mediet? Mos të ka faj SBASHK-u? Të kesh këso qeverie, pa kurrfarë përgjegjësie, është një lloj fatkeqësie.