Krasniqi: Kurti sot nuk dha dorëheqje, letra që e dërgoi ai s’ka kurrfarë efekti

Opinionisti Albert Krasniqi tha se Albin Kurti sot nuk dha dorëheqje, duke theksuar se letra që dërgoi ai nuk ka kurrfarë efekti.

Krasniqi nënvizoi se mandati në qeveri nuk përfundon me Kuvend jo me datë të zgjedhjes.

“Nuk ka përfunduar mandati në qeveri me 23 mars, sepse nuk është kjo një kontratë ku 4 vite dhe të nesërmen skadon mandati i qeverisë dhe nuk  mund të dalim më në zyre. Përfundon me Kuvend e jo me datë të zgjedhjes së qeverisë”, tha Krasniqi në Rubikon.

Ndërkaq, për letrën e Kurtit tha se është njoftim dhe nuk ka kurrfarë efekti.

“Me këtë letër është duke u mundu me i vnu në lajthitje Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi.