Profesori Milazim Krasniqi, ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Kurti për ta takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kurti e pati kuptuar se bashkimin kombëtar nuk e lejon Kushtetuta dhe tani s’po do as bashkëpunim.
Krasniqi ka thënë se s’ka mbetur tjetër pos t’i shpallet luftë Shqipërisë.
Postimi i tij i plotë:
Albin Kurti refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë. Pra do kohësh e pati kuptuar se bashkimin kombëtar nuk po e lejonte Kushtetuta jonë. Bashkim jo, bashkëpunim jo. Nuk ka mbetur tjetër vetëm edhe t’i shpallet luftë Shqipërisë.