Krasniqi: Krimet e Serbisë janë të shkruara në historinë publike, ato mbesin pjesë të realitetit

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi po thotë fjalët e fundit në gjyqin e tij në Hagë. Ai deklaroi se krimet e Serbisë janë të shkruara në historinë publike.

Ai thekson se akuzat e prokurorisë janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa lufta në ish-jugosllavi për një dekadë.

“Çfarë më shtyri të marrë këtë akt të rrezikshëm? Robëria e gjatë, persekutimet, dhunimet, burgimet e shumta e ekzekutimet e pandërprera dhe vrasjet që shënuan gjithë shekullin 20. Këto akte nuk më fyen, më bën të vendosur që drejtësia të mos thyehet mbi shpinën etiranisë që përjetuam. Një njeri nuk e zgjedh lehtë rezidencën, ai e zgjedhe atë kur çdo derë tjetër është e mbyllur. Mu mohua e drejta më njerëzore, e drejta për ta dashur hapur vendin tim, për të përcjellë atë që kam mësuar për dekada jetë e sakrifica, për këto virtyte u prangosa më 4 nëntor 202. Akuzat e prokrurorisë janë ndërtuar mbi narrativat e atyre që shkaktuan disa lufta në ish-jugosllavi për një dekadë”.

Sipas tij, kjo akuzë nuk i shërben një shoqërie demokratike.

“Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi gjuhën ish-shtypësve. Ajo duhet të qëndroj mbi të vërtetën. Padrejtësia e këtij rasti është e shkruar në vetë aktakuza. Mua më atribuohen role e përgjegjësi që nuk i kam pasur kurrë, kjo ishte shpifje. Figura e përshkruar nuk është njeriu që qëndron sot para jush. Jam mirënjohës ndaj atyre dëshmitarëve që erdhën dhe thanë të vërttën për atë që kush isha dhe kush nuk ishta. Ata nuk erdhën për të më mbrojtur mua, por realitetin e Kosovës, unë nuk zotëroja pushtetin që më atirbohen në këtë rast. Kur e vërtata thuhet thjesht ajo nuk ka nevojë për zbukurime”.

Më tej ai theksoi se NATO dhe bota demokratike nuk janë rreshtuar kurrë me terrorizimin e as gjenocidin, por që Kosova e kishte mbeshetjen e tyre.

“NATO dhe bota demokratike nuk janë rreshtuar kurrë me terrorizimin e as gjenocidin. Pa mbëhstetje ndërkombëtare liria jonë nuk do të ekizistone, por pa rezitencën tonë ajo nuk do të ishte arritur kurrë. Veprimet e mija në çdo rast i dhanë përparësi paqes. Zëra të besueshëm e kanë dëshmuar këtë, ne qëndrojmë këtu padrejtësisht, por historia do ta kuptojë pse vepruam. Krimet e serbisë janë të shkruar në historinë publike, ato mbesin pjesë të realitetit. Lufta jonë nuk ishte unike në histori, çdo komb që ka kërkuar lirinë nga një pushtim i paligjshëm është përballur me akuza se rezidenca është kriminale, megjithatë e drejta ndërkombëtare pohon se popujt që i qëndrojnë ballë persekutimet vendosin parimet mbi të cilat qëndron drejtësia. Brezi ynë e kishte mision jetën në liri, ishte ky vizion që udhëhoqi luftën e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë”, tha Krasniqi.