Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se koalicioni qeverisës i ka vetëm 78 vota për ratifikimin e demarkacionit.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Krasniqi ka thënë se votat e koaliconit janë unike edhepse nuk janë të mjaftueshme për ratifikim.
“Angazhimi i ynë është që seanca e nesërme të përfundojë me sukses. Deri në momentin kur del në votim do të ketë shumicën e mjaftueshme për ratifikim. Në Kuvendin e Kosovës do të kemi edhe dy vota prej atyne deputetëve që do të jenë racional dhe do të veprojnë për interesa të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi beson se edhe dy deputetë të tjerë do të kontribuojnë në ratifikim, mirëpo përmendur ndonjë emër.
Krasniqi ka ripërsëritur se PDK-ja ka votat unike dhe kjo parti i ka 23 vota pro demarkacionit, edhe pse deputeti Nait Hasani ka lënë të kuptohet se akoma s’iu ka mbushur mendja.