Krasniqi i PDK-së pret ambasadorin e ri gjerman në Kosovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik.

“Një takim i hapur dhe miqësor, me diskutime për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe rolin e rëndësishëm që Berlini ka luajtur gjithmonë në mbështetje të shtetit tonë,” shkroi Krasniqi.