Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ka nominuar Bedri Hamzën si kandidat të PDK-së për kryeministër të vendit.
Krasniqi tha se Hamza si përsonalitet i dëshmuar është përgjigjja ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë dhe të ardhme të sigurtë.
Derisa ka shkruar “Të priftë e mbara kryeministër”, shkruan Tëvë1.
“Sot, kam nominuar Bedri Hamzën si kandidat të Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të vendit tonë. Si një personalitet i dëshmuar, Bedriu është përgjigjja jonë ndaj thirrjeve të qytetarëve për jetë, mirëqenie dhe të ardhme më të mirë e më te sigurt! Të priftë e mbara, Kryeministër”, ka shkruar ai.