Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, duke e quajtur atë përfaqësuesin më të mirë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai kujtoi se qëndrimi i PDK-së për të votuar cilindo kandidat që nuk ka qenë në qeveri kishte për qëllim t’i jepte rrugëdalje situatës së krijuar në Kuvend.![]()
“…Votojmë kënd do që nuk ka qenë në qeveri për arsye se i mbajmë përgjegjës për degradimin e skajshëm që i ka ndodhur vendit në çdo fushë, por e vërteta është që s’kemi pritë që të degradojnë bash deri në atë nivel sa të propozojnë Dimal Bashën”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, përzgjedhja e Bashës është tregues i mënyrës se si Vetëvendosje e sheh veten.![]()
“Megjithatë, kanë vendosur që ai është më i miri dhe i përfaqëson, dhe unë besoj përnjëmend që i përfaqëson ashtu siç janë, dhe sot e kemi kryetar Kuvendi”, ka shtuar ai.
Tutje, Krasniqi në emisionin Debat Plus ka theksuar se bllokada politike aktuale është përgjegjësi dhe pasojë direkte e kryeministrit Albin Kurti.











