Krasniqi: Administrata Trump nuk i toleron ofendimet siç kanë bërë disa përfaqësues të qeverisë sonë

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka thënë se përfaqësues të Qeverisë Kurti kanë përdorur epitete të ndyshme ndaj zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në Facebook, ai thotë se për Kosovën do të jetë shumë e vështirë të sigurohet mbështetje nga Administrata Trump nëse vazhdohet më sjelljen si të Qeverisë aktuale.

“Të gjithë ata që thoshin se Amerika ka interesa në Kosovë, është mirë t’ia shpjegojnë këtë Trumpit, i cili duket se i sheh marrëdhëniet e jashtme nga këndvështrimi i një “agjenti të pronave të paluajtshme”

“Kur liderët politikë në Kosovë silleshin si fëmijë të llastuar nga prindërit e tyre, administratat e mëparshme të SHBA-së i toleronin. Kjo duket që nuk do të ndodhë me administratën e Trumpit. Edhe nëse tregojmë qasje shumë konstruktive, do të jetë e vështirë të sigurojmë mbështetje, e lëre më nëse i ofendojmë zyrtarët e saj me epitete të ndryshme, siç kanë bërë disa përfaqësues të qeverisë sonë”, ka thënë Krasniqi.

Ndër tjera, Krasniqi ka shtua se Raportet me ShBA-në duhet të ruhen si “sytë e ballit”.

Sipas tij, mjafton të shikohet drejt Rripit të Gazës për të kuptuar se çfarë ndodhë kur nuk të mbështet ShBA-ja.