Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur për zgjedhjet që pritet të mbahen më 28 dhjetor.
Ai tha se ajo ditë do të jetë përfundimi i rrenave dhe mashtrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë besoj që data 28 dhjetor do të jetë edhe përfundimi i rrenave dhe mashtrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, që mërgata kinse do ta votojë Vetëvendosjen. Unë jam i bindur që mërgata kësaj radhe do të flasë ndryshe”, ka thënë ai.
Krasniqi u shpreh se VV-ja do ta marrë goditjen përfundimtare nga mërgata.
“Unë besoj që kësaj radhe Vetëvendosja do ta marrë goditjen përfundimtare në fund të vitit, nga mërgata, ku do të dëshmohet që mërgata asnjëherë s’ka qenë me Vetëvendosjen”, u shpreh ai.











