,

Krasniqi: 15 vjet pas ratifikimit të Kushtetutës, kemi një Qeveri që merr veprime anti-kushtetuese

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në një postim në rrjete sociale ka shkruar rreth 15-vjetorit të miratimit të Kushtetutës.

Në një postim në rrjete sociale, Krasniqi ia ka numëruar pushtetit shkeljet e Kushtetutës gjatë viteve të fundit sa kanë udhëhequr më Kosovën.

Aty ka përmendur Ligjin për Këshillin Prokurorial, shkeljet e ministres Nagavci lidhur me reformën e arsimit në Kamenicë, dhe masat gjatë pandemisë.

Postimi i plotë:

15 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës – aktit më të lartë juridik të shtetit tonë, e cila është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë, që bazohen në rend dhe ligj.

Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cënimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.

Megjithatë, PDK mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues.

Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Kosovës!

Related Posts