Lautaro Martinez këmbëngul se Interi duhet të “respektojë” arritjet dhe cilësitë e sulmuesit të Barcelonës, Lamine Yamal, kur të dy ekipet të takohen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por kapiteni i Nerazzurrëve këmbënguli se nuk ka “asnjë krahasim” midis adoleshentit dhe Lionel Messit.
Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes të martën në mbrëmje, Lautaro analizoi javën e vështirë të Interit, pas tre humbjeve radhazi, si dhe talentin e Lamine Yamal dhe kandidaturën e tij për Topin e Artë.
Duke pasur parasysh që Lautaro ka luajtur me dhe kundër Messit në raste të panumërta, gazetarët e pyetën nëse perspektiva e përballjes me Yamal është një sfidë e krahasueshme.
“Për mua, nuk ka krahasim me Leon. Për mua, ai është dhe do të mbetet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave”.
“Nuk do të bëj asnjë krahasim, e vetmja gjë që do të them është se Lamine është një lojtar shumë i fortë. Ai ka fituar shumë për moshën e tij, ka fituar me ekipin kombëtar”.
“Duhet ta respektojmë, është një lojtar i shkëlqyer me një të ardhme të shkëlqyer”, deklaroi Lautaro