KQZ: U përmbyll verifikimi i rezultatit në 15 qendra komunale, 41 vendvotime në rinumërim

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 15 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

Ndërkaq, KQZ tha se procesi i verifikimit po vazhdon në dy komuna tjera.

“Në QKN e Mitrovicës së Jugut nuk është duke vazhduar për arsyet që janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, tha KQZ.

Sot nga ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Njoftimi i plotë:

Aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN):

Deri në orën 13:00 të së martës, është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 15 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë dhe Viti.

📊 Procesi i verifikimit po vazhdon në 2 komuna të tjera, ndërkaq në QKN e Mitrovicës së Jugut nuk është duke vazhduar për arsyet që janë bërë të njohura nga njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë. KQZ do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar në mënyrë të rregullt dhe transparente për çdo zhvillim lidhur me këtë proces.

2️⃣ Aktivitetet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR):

Të martën, në orën 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).