Valmir Elezi, zëdhënës për media në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), ka bërë të ditur se sot do të fillojë rinumërimi i vendvotimeve pas vendimit të PZAP.
“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi për klankosova.tv.