KQZ thirrje diasporës të kontrollojnë kutitë postare, nesër përfundon afati për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se periudha e votimit përmes postës do të përfundojë më 8 nëntor 2025.

KQZ ka ftuar votuesit e regjistruar jashtë Kosovës që ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.

“Pas komunikimit me Postën e Kosovës, njoftojmë se një numër i dërgesave të pa dorëzuara në disa shtete në sistem figuron se pranuesve të pakove u është lënë njoftim për paraqitje, andaj është e nevojshme që të kontrollojnë kutitë e tyre postare, pasi kanë mundur të mos vërejnë këto njoftime”, bën thirrje KQZ.

E drejta e votës me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave vlen vetëm për 29,712 shtetasit e Republlikës së Kosovës që janë regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim.