Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur për ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se vendimi është marrë pas analizës së raportit të rinumërimit të më shumë se gjysmës së vendvotimeve, sipas vendimit të datës 13 janar.
“Sot, para mbledhjes së KQZ-së, ky raport është diskutuar në mbledhjen e Këshillit për Operacione Zgjedhore, nga ku kanë dalë dy rekomandime kryesore: Rinumërimi i të gjitha vendvotimeve edhe për 28 komunat tjera; Ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e subjekteve politike në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Prizrenit”, tha ai.










