Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon procesi i rinumërimit për ditën e tetë me radhë.
Sipas këtij institucioni deri në orën 16:00 janë rinumëruar 742 nga 2557 vendvotime.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e martë, 20 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 742 nga 2,557 vendvotime”, njofton KQZ.










