Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat për të gjitha 38 qendrat komunale të numërimit të votave për zgjedhjet lokale 2025.
Sipas njoftimit, numërimi pritet të nisë në orën 16:00, dhe nga ky proces do të dalë pasqyra përfundimtare e kandidatëve për asamble komunale, kush ka fituar dhe kush ka humbur.